Kurti për mosvizitën në Hagë: Faktori kryesor që më ka ndaluar është se duhen plotësuar shumë formularë të Speciales - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për mosvizitën në Hagë: Faktori kryesor që më ka ndaluar është se duhen plotësuar shumë formularë të Speciales

    Insajderi
    30 December 2024 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për herë të parë në detaje mbi arsyet e mosvizitës së tij në Hagë për të takuar ish-krerët e UÇK-së, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe të tjerët.

    Duke u intervistuar në RTK, Kurti deklaroi se kishte menduar të vizitonte Hagën, por një pengesë kryesore e kishte ndalur atë.

    “Unë e kam menduar vizitën në Hagë dhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më ka ndalur është fakti që duhej plotësuar shumë dokumente dhe formularë, ku ti nënshkruan në Gjykatën Speciale,” tha Kurti.

    Ditë më parë, ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, shprehu zhgënjimin e tij ndaj Kurtit, duke theksuar se kryeministri nuk e kishte vizituar asnjëherë Hagën, ndonëse kishte dërguar përshëndetje për Rexhep Selimin, por jo për të tjerët.|Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark