
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferid Agani, ka nënshkruar një marrëveshje me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu, për bashkëfinancim në zgjerimin dhe pastrimin lumit Llap në vlerë 90 mijë euro.
Ministri Agani njëkohësisht i ka premtuar mbështetje kryetarit të Podujevës edhe në projekte të tjera që kanë të bëjnë me çështjet mjedisore.
“Me kënaqësi e nënshkruam marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit për rregullimin e shtretërve në Komunën e Podujevës që mendojë se do të kontribojë në parandalimin e vërshimeve dhe do të ndikojë po ashtu edhe në cilësinë e kujdesit për tokën bujqësore në komunë”, tha Agani.
E kryetari Veliu, ka theksuar gjithashtu se është biseduar edhe për mundësi të tjera të financimit që lidhen me ambientin dhe me trajtimin e ujërave të zeza.
Këtu u përmend edhe rregullimi u çështjes së ujërave të zeza në liqenin artificial të Batllavës./Insajderi.com