Insajderi
Lajme

Aksidenti fatal, raportohet se tre viktimat që u gjetën brenda veturës në Vardar janë gra, pezullohet kërkimi për personin e katërt

Insajderi
02 January 2025 - 22:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksidenti fatal, raportohet se tre viktimat që u gjetën brenda veturës në Vardar janë gra, pezullohet kërkimi për personin e katërt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është nxjerrur nga lumi makina bashkë me tre trupa të pajetë pas aksidenit tragjik, derisa Policia e Maqedonisë së Veriut dhe ekipet e shpëtimit deri në këto momente kanë qenë në kërkim të personit të katërt për të cilin supozohej se ndodhej në makinë.

Në këto moment është ndërprerë aksioni për të vazhduar nesër, për shkak të kushteve atmosferike dhe vështirësisve për të parë qartë.

Jozyrtarisht, bëhet e ditur se të tri viktimat janë gra, ndërsa personi që nuk është gjendur ende është mashkull.

Siç ka raportuar Alsat në makinë ka qenë edhe një fëmijë i moshës 5 vjeçe i cili gjatë rrokullisjes së makinës ka dalë nga makina dhe atë e kanë gjetur disa kalimtarë të rastit për ta dërguar në spitalin “8 shtatori”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark