Insajderi
Lajme

Kandidati Hyzer Rizani prezanton një mjek: PDK mbetet subjekt i vlerave kombëtare e shtetërore

Insajderi
05 January 2025 - 18:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hyzer Rizani, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka prezantuar Dr. Lutfi Tahirin si shembullin autentik për avancimin e shëndetësor në Kosovë.

Rizani nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Tahiri ka përfituar përvojë të gjatë në mjekësi në shtetin zviceran.

“Aplikimi i metodologjive të zhvilluara nga profesionistë bashkatdhetarë me përvojë në institucionet prestigjioze ndërkombëtare shëndetësore në sistemin tonë shëndetësor është një progres i domosdoshëm për vendin.

Në këtë drejtim, Dr. Lutfi Tahiri, me përvojën e fituar në shtetin zviceran, është një shembull autentik për avancimin e sistemit shëndetësor në vendin tonë, përmes programit të PDK-së”, ka shkruar ai.

“Prandaj, subjekti i vlerave kombëtare dhe shtetërore, PDK, mbetet një portë e hapur për ide dhe projekte inovative, duke qenë vetë një forcë reformuese dhe inovative, nëndrejtimin e Kryetarit z. Memli Krasniqi  dhe kandidatit për kryeministër, z. Bedri Hamza”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark