Insajderi
Lajme

Fushë Kosovë: Shkuan t’ia tërhiqnin vërejtjen për zhurmë, i dyshuari sulmon tre policë

Insajderi
06 January 2025 - 08:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fushë Kosovë: Shkuan t’ia tërhiqnin vërejtjen për zhurmë, i dyshuari sulmon tre policë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një i dyshuar në Fushë Kosovë është vënë në pranga në orët e para të së dielës për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Siç thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës për të hënën, tre policë kishin shkuar në banesën e tij përreth orës 02:00 për t’ia tërhequr vërejtjen për zhurmën. I dyshuari më pas i kishte sulmuar ata, shkruan Insajderi.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR– Rr. Hajrullah Zymi, Fushë Kosovë / 05.01.2025 – 02:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar zyrtarët policor, të cilët kishin shkuar në banesën e tij për të tërhequr vërejtjen për zhurmën të madhe. Tre zyrtar policore kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark