U parapa që të përurohej sot, Nagavcit i dështojnë planet për shkollën në Pozheran- shkak mos-përfundimi i punimeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U parapa që të përurohej sot, Nagavcit i dështojnë planet për shkollën në Pozheran- shkak mos-përfundimi i punimeve

    Insajderi
    08 January 2025 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në orën 10:00, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ishte paraparë të përurojë shkollën “Halil Alidema”, në fshatin Pozheran të Vitisë.

    Por, një orë para këtij përurimi, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), njoftoi se aktiviteti në fjalë është anuluar.

    Raportohet se mosfinalizimi i punëve në objektin shkollor ka qenë arsyeja e anulimit të përurimit, sipas IndeksOnline.

    Drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Arta Ajeti, tha se aktiviteti është shtyrë për një afat tjetër, duke konfirmuar se punimet në shkollë nuk kanë përfunduar.

    “Edhe ne vetëm sa morëm konfirmimin që aktiviteti për sot është anuluar, duke u shtyrë për një afat tjetër. Punimet në shkollë nuk kanë përfunduar. Ende nuk ka pranim teknik në këtë shkollë. Është duke u punuar, edhe mbrëmë deri vonë është punuar aty. Ministrja Nagavci e ka shtyrë për një afat tjetër vizitën dhe përurimin”, tha Ajeti.

    Ajo deklaroi se, pavarësisht se nuk kanë marrë më shumë detaje rreth anulimit të përurimit, punimet mund të jenë pikërisht arsyeja.

    “N nuk kemi marrë më shumë detaje. Ajo çka kemi për momentin është se është anuluar vizita për sot, është shtyrë për një afat tjetër arsyeja besoj është që nuk kanë përfunduar ende disa punë në objektin e shkollës”, përfundoi Ajeti.

    Guri themeltar i kësaj shkolle u vë në dhjetor të vitit 2016./


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark