Babait të Thaçit i përmirësohet gjendja shëndetësore, i ndalohen vizitat për ta ruajtur nga viruset - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Babait të Thaçit i përmirësohet gjendja shëndetësore, i ndalohen vizitat për ta ruajtur nga viruset

    Insajderi
    08 January 2025 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjendja shëndetësore e babait të ish-presidentit Hashim Thaçi është përmirësuar, pas kujdesit mjekësor që po merr në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Megjithatë, pas rekomandimeve të ekipit mjekësor, duke pasur parasysh shëndetin e tij dhe mundësitë e prekjes prej ndonjë virusi të përhapur, përpos familjes së ngushtë, janë ndaluar vizitat e tjera në ambientin ku po trajtohet Haxhi Thaçi.

    Këtë e ka konfirmuar për “Kanal 10” edhe vëllai i ish-presidentit Thaçi, Idriz Thaçi.

    “Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe përhapjes së viruseve të ndryshme në këtë periudhë, me rekomandim të ekipit mjekësor, vizitat te babai ynë janë ndaluar. I jemi shumë mirënjohës stafit mjekësor për kujdesin dhe i falënderojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirët për vizitat e tyre dhe interesimin rreth gjendjes shëndetësore të babës. Na duhet ta respektojmë këtë vendim që ta ruajmë gjendjen e tij, e cila është duke iu përmirësuar. I falënderojmë të gjithë për mirëkuptimin dhe do t’ju mbajmë të informuar rreth gjendjes së prindit tonë”, ka thënë vëllai i ish-presidentit Thaçi.

    Babai i ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi, është 87 vjeç. Ai disa herë ka dhënë deklarata për media, me gjendje të rënduar emocionale, ku ka folur për takimet me ish-presidentin Thaçi në burgun e Hagës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark