Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se angazhimin e vazhdueshëm të partisë për bashkëpunim dhe zhvillimin e Kosovës, duke theksuar koalicionin e përbashkët me AAK-në dhe E30+.
Ai nënvizon se ky koalicion është një përfaqësues i koordinimit të shkëlqyer dhe i përfshirjes së të gjitha shtresave të shoqërisë, duke përfshirë sindikatat, shoqatat dhe diasporën.
Limaj tha se Kosova ka një koalicion të madh që ka në fokus sigurinë energjetike, anëtarësimin në NATO dhe mbrojtjen e vlerave familjare.
“Nga siguria energjetike dhe anëtarësimi në NATO deri te mbrojtja e vlerave familjare, këto janë themelet që i garantojnë qytetarët tanë një të ardhme më të sigurtë. Dëshmitë për veprat që kemi realizuar janë prova të qarta të angazhimit dhe përkushtimit tonë për vendin”
Ai gjithashtu bëri thirrje që qytetarët të vlerësojnë përpjekjet e këtij koalicioni dhe të mos lejojnë shpifje dhe gjuha e urrejtjes të ndikojnë në kursin e vendit.
“Ky muaj është një mundësi për të gjithë qytetarët që të vlerësojnë përpjekjet tona dhe të mos lejojnë që shpifjet, mashtrimet dhe gjuha e urrejtjes të ndikojnë në kursin e Kosovës”
Kryetari Limaj potencoi rëndësinë e veprave konkrete dhe angazhimit për zgjedhje të lira dhe të drejta, duke ftuar të gjitha partitë politike të respektojnë rregullat dhe ligjet e shtetit.
“Ne angazhohemi për zgjedhje të lira dhe të drejta, duke ballafaquar me fakte dhe argumente të forta, dhe duke ftuar të gjitha grupet politike për të respektuar rregullat dhe ligjet”.
Ai falënderoi të gjitha strukturat dhe aktivistët për angazhimin e tyre të pandalur në punën për rikthimin e Kosovës në rrugën e fitores, duke theksuar se #veçVEPRA do të përcaktojë të ardhmen e vendit.