Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëroi se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por i bie pishman - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëroi se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por i bie pishman

    Insajderi
    08 January 2025 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjesti tashmë banor i ri i Big Brother Vip Albania, ka bërë shumë bujë në rrjetet sociale.

    Hyrja e tij në BBVAL, ende pa u bërë 24 orë pas daljes nga Big Brother Vip Kosova shkaktoj shumë reagime.

    Reagim pati edhe nga producentja ekzekutive Olsa Muhameti, ku hodhi kunja ndaj BBVAL.

    Sot në youtube të Big Brother Kosova u paralajmërua se banorët do ta shikojnë rrëfimin për linjën e jetës së Gjestit.

    Mirëpo, pas shumë minutave në pritje, live në youtube u ndal, duke mos filluar hic, linja e jetës së Gjestit.

    Ndërkohë që nuk dihen arsyet, pse u anulua në momentet e fundit. Apo ishte një mënyrë për të marrë ende klikime nga ish banori tanimë, Gjesti.

    Ndërkohë që Gjesti mbrëmë (e martë) i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

    Ai trazoi ujërat me të hyrë në shtëpi, ndonëse nuk u prit mirë nga një pjesë e banorëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark