Gjykatat hezitojnë të merren me rastet e uzurpimit të pronave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykatat hezitojnë të merren me rastet e uzurpimit të pronave

    Insajderi
    19 April 2016 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykatat në Kosovë po vazhdojnë të hezitojnë për të vendosur lidhur me paditë civile për lirimin e pronave të uzurpuara.  Kështu thuhet në raportin e publikuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës sipas të cilit uzurpimi i paligjshëm konsiderohet vepër penale.

    Madje kjo vepër sipas nenit 332 të kodit penal të Kosovës, në rastet konkrete Policia e Kosovës dhe prokuroritë përkatëse do të duhej të ndërmerrnin hapa para se rastet të procedoheshin në procedurë civile, thuhet në raport.

    Duke u nisur nga parimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe me qëllim të përmirësimit dhe rritjes së efikasitetit të autoriteteve, Avokati i Popullit, në pajtim me nenin 135, ka rekomanduar që Policia e Kosovës të veprojë në bazë të detyrave dhe autorizimeve.

    Po ashtu rekomandohet që Prokuroritë Publike të fillojnë procedurën penale kundër uzurpuesve të pronave të privatizuara në pajtim me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale.

    Qëllimi i këtij raporti është tërheqja e vëmendjes së Agjencisë Kosovare të Privatizimit(AKP), Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Shtetërore lidhur me uzurpimin e pronave të privatizuara nga shfrytëzuesit e paligjshëm./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark