
Kandidati i AAK’së për deputet, Artan Nimai ka shkruar për tubimin madhështore që AAK mbajti në Gjakovë. Kjo, sipas Nimanit tregon fituesin e 9 shkurtit.
“Entuziazmi dhe masiviteti i pjesëmarrësve në këtë tubim janë dëshmi e qartë se koalicioni ynë tashmë është në rrugën drejt fitores. Gjakova, si gjithmonë, mbetet në ballë të proceseve që forcojnë dhe çimentojnë të ardhmen e Kosovës” ka shkruar ai.
Artan Nimani në listën e AAK’së ka numrin 25.
Një tubim madhështor u mbajt sonte në Gjakovë, duke dëshmuar se qyteti i historisë, dijes dhe kulturës vazhdon të rreshtohet krah Kosovës fituese.
Para 25 vitesh, Gjakova bëri zgjedhjen e saj historike, duke emëruar Brigadën e UÇK-së me numrin 137, ndërsa sot qyteti po ashtu ka zgjedhur rrugën e unitetit dhe fitores duke votuar numërin 137.\
Entuziazmi dhe masiviteti i pjesëmarrësve në këtë tubim janë dëshmi e qartë se koalicioni ynë tashmë është në rrugën drejt fitores. Gjakova, si gjithmonë, mbetet në ballë të proceseve që forcojnë dhe çimentojnë të ardhmen e Kosovës.
Mburrem që jam pjesë e këtij vizioni dhe i nominuar nga vendlindja ime, Gjakova e Kuqe, një qytet që gjithmonë ka qëndruar në ballë të historisë dhe lirisë. Me krenari dhe përkushtim, do të jap gjithçka për të përfaqësuar vlerat dhe aspiratat e qytetarëve të mi, duke qenë zëri i tyre për një Kosovë fituese!