Insajderi
Botë

Musk, Bezos dhe Zuckerberg do të marrin pjesë në inaugurimin e Trump të hënën

Insajderi
14 January 2025 - 23:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Musk, Bezos dhe Zuckerberg do të marrin pjesë në inaugurimin e Trump të hënën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Miliarderët Elon Musk, Jeff Bezos dhe Mark Zuckerberg do të marrin pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, të hënën.

Sipas burimit, ata do të ulen gjatë ceremonisë, së bashku me të nominuarit e administratës së sapozgjedhur republikane dhe zyrtarë të tjerë të zgjedhur.

Amazon e Bezos dhe Meta e Zuckerberg janë ndër pronarët e kompanive që dhuruan 1 milion dollarë secila për inaugurimin e Trump.

Elon Musk, CEO i Tesla, SpaceX dhe X, shpenzoi më shumë se një çerek miliardë dollarë për të ndihmuar Trumpin të fitonte zgjedhjet në nëntor, kujton Reuters.

Inaugurimi i Donald Trump do të mbahet të hënën, më 20 janar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark