Në Gjykatën penale të Shkupit, sot seanca u zhvillua pa praninë e mediave dhe të familjarëve të të akuzuarve.
Në Gjykatën penale të Shkupit u zhvillua sot seanca gjyqësore ndaj tetë të akuzuarve ,Fazli Osmani, Musadik Pajaziti, Ragmi Latifi, Seahudin Abdullahu, Elham Arifi, Ibrahim Murtezani, Ebib Alimi dhe Besnik Bajrami.
Këta ngarkohen se me 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar i kanë dhënë përkrahje logjistike grupit të Kumanovës.
Avokatët mbrojtës kërkuan lirimin e menjëhershëm të tetë të akuzuarve,me që sipas tyre prokuroria nuk ka prova materiale
“Në këtë aktakuzë nuk ka asnjë dëshmi provë materiale apo verbale që prokuroria mund ta dëshmojë se këta persona janë të implikuar në këtë rast. Kërkojmë lirimin e këtyre personave që po mbahen në paraburgim pa asnjë provë”, ka thënë Artene Ademi, avokate mbrojtëse, njofton RTK.
“Të gjithë këta akuzohen se janë logjistikë e Grupit të parë të të akuzuarve dhe sipas meje bisedat telefonike të peroanave, janë biseda normale të bëra mes babait, djalit dhe familjarëve. Këto akuza ashtu siç janë bërë nuk duhet të jenë”, ka thënë avokati Asmir Alispahoviq
Familjarët thane se të afërmit e tyre janë të pafajshëm,duke e cilësuar procesin ndaj tyre si të montuar politikisht.
Seanca gjyqësore u zhvillua pa praninë e mediave dhe të familjarëve të të akuzuarve. /Insajderi.com