Insajderi
Lajme

AMPEK shpreh shqetësim për ndryshimin e papritur të rregullores së KPM-së, paralajmëron për rrezikun ndaj pavarësisë së medias

Insajderi
17 January 2025 - 16:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
AMPEK shpreh shqetësim për ndryshimin e papritur të rregullores së KPM-së, paralajmëron për rrezikun ndaj pavarësisë së medias
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Afërdita Saraçini Kelmendi, kryetare e Asociacionit të Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës (AMPEK), ka shprehur shqetësim për ndryshimin e papritur të rregullores së Komisionit të Pavarur për Media (KPM).

Ajo ka thënë se ky ndryshim i procedurës, i realizuar pa paralajmërim paraprak dhe në një mënyrë të përshpejtuar, ngre dyshime serioze për transparencën dhe legalitetin e procesit.

Sipas Kelmendit, ky veprim mund të ketë pasoja të rënda për pavarësinë e KPM-së dhe mund të hapë dyshime për ndërhyrje politike në një institucion që është i garantuar kushtetuesisht.

“Këto zhvillime krijojnë një precedent të rrezikshëm për pavarësinë e KPM-së dhe për lirinë e medias në Kosovë. Në një demokraci funksionale, ndryshimet që prekin institucione të tilla duhet të ndjekin procedura transparente, të jenë të diskutuara gjerësisht dhe të mos cenojnë integritetin e këtyre institucioneve“, ka thënë ajo.

Ajo kërkoi që ky proces të shqyrtohet me kujdes dhe të kërkohet llogaridhënie për të siguruar që ndryshimet të bëhen në përputhje me standardet e transparencës dhe integritetit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark