Insajderi
Botë

Izraeli thotë se s’ka armëpushim, ky është kushti i tyre

Insajderi
18 January 2025 - 21:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Izraeli thotë se s’ka armëpushim, ky është kushti i tyre
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se vendi i tij nuk do të jetë në gjendje që të ecë përpara me marrëveshjen për armëpushim në Gaza derisa ta kenë listën e pengjeve që do të lirohen.

Netanyahu tha se Izraeli s’do të tolerojë shkelje të marrëveshje dhe se sipas tij “Hamasi është i vetmi përgjegjës”.

Tre pengjet e parë izraelitë do të lirohen të dielën, teksa më herët transmetuesi publik izraelit Kan raportoi se Izraeli priste të merrte emrat e të treve gjatë ditës.

Një listë më e gjatë e 33 pengjeve që me pritet se do të lirohen është publikuar tashmë nga mediat izraelite, por nuk është konfirmuar akoma.

Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për armëpushim në Gaza më 15 janar, ndërsa dje këtë pakt e ka miratuar kabineti i Netanyahut.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark