Përmes një statusi në Facebook, i pari i Prishtinës akuzoi LDK-në për shpifje, duke kërkuar që t’i ndalë ato.
“Shpifjet nuk kanë ndalur. Dje gjatë fjalimit në tubimin përkujtimor të dëshmorëve të Prishtinës kam thënë “dëshmorët kanë dhënë jetën për flamurin kombëtar, jo për të si pëlhurë por si koncept”. As që e kam përmend e as që e kam pas fjalen për flamurin e Kosovës”, u shpreh Ahmeti.
Ahmeti i bëri thirrje Lidhjës Demokratike të Kosovës që të ndërpres bllokimin e Prishtinës dhe shkatërrimin e shtetit.
“Ftoj LDK që të ndal shpifjet dhe bllokimin e Prishtinës, dhe shkatërrimin e shtetit të cilin kinse e mbrojnë me flamuj”, thuhet në reagimin e Ahmetit.
Sot gjatë ditës Dega e LDK-së në Prishtinë e akuzoi kryetarin e Komunës së Prishtinës për përdhosje të flamurit shtetëror, dhe i kërkoi atij dorëheqjen. /Insajderi.com