Insajderi
Show

Arbër Bytyqi për lojën e Gjestit: Ka vetëbesim të tepruar, ka dalë prej lëkurës së vet

Insajderi
21 January 2025 - 11:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arbër Bytyqi për lojën e Gjestit: Ka vetëbesim të tepruar, ka dalë prej lëkurës së vet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Arbër Bytyqi ka dhënë një koment për lojën e Gjestit në Big Brother VIP Albania 4.

Ai ka folur për lojën e këngëtarit në Kosovë dhe atë që po bën në Shqipëri.

Grimeri i njohur nga Prizreni thotë se ka ndryshuar shumë, e që ka vetëbesim të tepruar.

Tutje thekson se këtu ka qenë më real, derisa atje po jep maksimumin e tij në raport më të tjerët, pasi e di se sa i pëlqyer është jashtë.

“Gjesti ka ndryshuar goxha shumë, pak vetëbesim i tepruar po mendoj. Në Kosovë ke fytyra e tij reale, atje po më duket që po i jep shumë zor. Nuk më pëlqen”, u shpreh ai në Krejt n’debat në Tv Dukagjini.

Në vazhdim tha: “Ka dalë prej lëkurës së vetë, është çështje vetëbesimi. Ai ka informatë, ka ndez. Ai e jep 200 për qind atje. Kjo lojë nuk është fer sipas meje. Secilit duhet me i dhënë nga një informatë të caktuar”.

Pavarësisht kësaj, Gjesti po vazhdon të jetë një nga banorët më të preferuar të publikut.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark