Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t’ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t’ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale

    Insajderi
    21 January 2025 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zjarr ka shpërthyer të dielën në kompleksin e ETC në Suharekë, ku ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

    Egzon Kelmendi-Elkosi, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar duke theksuar rëndësinë e hetimit të shkaqeve dhe mbështetjes për riparimin e dëmeve.

    “Zjarri i sotëm në ETC-Suharekë është një ngjarje recidive në kompaninë tonë, e cila dëmton rëndë mundësinë për investime në zhvillim dhe ndërton një imazh të keq për zhvillimin ekonomik të Kosovës,” tha Kelmendi-Elkosi.

    Ai ka falënderuar për mbrojtjen e jetës së njerëzve, duke shtuar: “Lajmi i mirë qëndron se nuk kemi pësuar në njerëz, ndërsa dëmet milionëshe do të punojmë fort për t’i rikuperuar.”

    Kelmendi-Elkosi ka kërkuar veprime të shpejta nga organet përgjegjëse për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit dhe për një reagim institucional të shpejtë.

    “Reagimi institucional nuk është mirë të mungojë, minimum me lehtësira tatimore, meqë këtu po plagoset rëndë ekonomia vendore, me ndikim të drejtpërdrejtë edhe tek të punësuarit dhe konsumatorët,” u shpreh Kelmendi-Elkosi.

    Ai ka shprehur besimin se, pavarësisht këtyre sfidave, kompania do të arrijë të dalë nga kjo situatë e vështirë. “Do të ja dalim,” përfundoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark