Insajderi
Lajme

Abdixhiku nga Vushtrria: Zoti lart, Amerika në tokë – koha jonë po vjen, ndryshimi është afër

Insajderi
21 January 2025 - 20:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku nga Vushtrria: Zoti lart, Amerika në tokë – koha jonë po vjen, ndryshimi është afër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Palestra Sportive “Jeton Terrstena Tota”, ishte e mbushur sonte si asnjëherë më parë.

Abdixhiku tha se mes mijëra mbështetësve nga Vushtrria ri-gjeten gjithë entuziazmin e munguar në kohë.

“U zotova, në këtë përvjetor të Rugovës, se në Qeverinë tonë të ardhshme, relacionet tona me ShBA-të, si përherë, do të jenë të shkëlqyeshme, të pathyeshme dhe të pazëvendësueshme! Po ashtu zotohem se vizitën e parë si kryeministër do ta bëj në Amerikë, dhe kërkesa e parë do të jetë Kampi Bondsteel të bëhet i përhershëm”.

“’Kosova shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e Bashkim Evropian, e me miqësi të përhershme me ShBA-të’ – ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot dhe do të jetë misioni ynë nesër”, shkroi Abdixhiku.

Kreu i LDK-së e citoi edhe një thënie të presidentit historik, Ibrahim Rugova, se “shtëpia nuk mbahet pa miq”.

“Dhe siç na ka mësuar shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, Ibrahim Rugova ‘Shtëpia nuk mbahet pa miq’, nga këtu ju them Zoti lartë, Amerika në tokë. Në tokën tonë, në Republikën tonë. Koha jonë po vjen, ndryshimi është afër”, shkroi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark