
Kandidati për deputet, nga LDK’ja Krenar Xhaferi, ka njoftuar se po bëhet realitet një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në kryeqytet – ndërtimin e Unazës së Brendshme të Prishtinës.
Sipas Xhaferit, ky projekt do të lidhë Arbërinë me Lakrishten, duke ofruar një zgjidhje të re dhe efikase për qarkullimin në qytet.
“Unaza e Brendshme po merr formë,” u shpreh ai.
“Vazhdojmë përpara,” përfundon Xhaferi, duke theksuar përkushtimin për të vazhduar projekte që ndikojnë pozitivisht në jetën e qytetarëve.
Postimi i plotë:
Një ndër projektet më të mëdha infrastrukturore po bëhet realitet!
Unaza e Brendshme po merr formë, duke lidhur Arbërinë me Lakrishten dhe duke ofruar një zgjidhje të re për qarkullimin në Prishtinë.
Ky projekt do t’u mundësojë qytetarëve një lëvizje më të lehtë, një komunikacion njëkahësh dhe do të lehtësojë ndjeshëm trafikun në qendër të qytetit, pasi rrjedha e qarkullimit do të drejtohet në mënyrë të organizuar.
Vazhdojmë përpara