Sejdiu: Rezultati zgjedhor do të na befasojë, Kurti nuk është i interesuar t’i fitojë zgjedhjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Sejdiu: Rezultati zgjedhor do të na befasojë, Kurti nuk është i interesuar t’i fitojë zgjedhjet

    Insajderi
    23 January 2025 - 08:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas analistit Dardan Sejdiu rezultatet zgjedhore të 9 shkurtit do të jenë befasuese.

    Ai ka thënë se me këto rezultate Kurti nuk do të formojë qeveri të re.

    “Mendoj që rezultati zgjedhor ka me na befasu dhe me këtë rezultat zgjedhor nuk besoj që z.Kurti ka me tentu me ndërtu Qeverinë, nuk i shoh rrethanat e viti 2021. Dhe e dyta mendojë që beteja e secilit qytetarë duhet të jetë ikja nga gjuha e urrejtjes, linçimit, dhunës, etiketës sepse kjo është ajo gjuhë qe pamundëson diskutim”, ka thënë Sejdiu.

    Ai ka thënë se Kurti po e bënë të njëjtën gjë që e ka bërë në zgjedhjet lokale në Prishtinë dhe Prizren, që të krijojë përshtypjen se po garon për me fitu, por në fakt të investohet në humbje.

    Z. Kurti nuk është i interesuar t’i fitojë zgjedhjet me numrat për të cilët po flet, unë mendojë që Kurti është i interesuar që të bëjë të njëjtën që e ka bërë në zgjedhjet lokale në Prishtinë e Prizren, që të krijojë përshtypjen se po garon për me fitu, por në fakt të investohet në humbje dhe krejt këto fjalime janë në funksion të asaj”, ka thënë Sejdiu në Kanal10.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark