Insajderi
Lajme

Egzon Kelmendi: Rinia e Fushë Kosovës na vërtetuan se nuk duhet të ndalemi dhe se jemi në rrugë të drejtë!

Insajderi
24 January 2025 - 11:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Egzon Kelmendi: Rinia e Fushë Kosovës na vërtetuan se nuk duhet të ndalemi dhe se jemi në rrugë të drejtë!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Egzon Kelmendi, ka shprehur falënderimet e tij për mbështetjen e popullatës dhe rinisë së Fushë Kosovës.

Gjatë një takimi me qytetarët, Kelmendi theksoi se kjo mbështetje është dëshmi e qartë se angazhimi dhe vizioni i tij janë në rrugën e duhur.

“Popullata dhe rinia e Fushë Kosovës, na vërtetuan fakti se nuk duhet të ndalemi dhe se jemi në rrugë të drejtë!” u shpreh ai.

Postimi i plotë:

Popullata dhe rinia e Fushë Kosovës, na vërtetuan fakti se nuk duhet të ndalemi dhe se jemi në rrugë të drejtë!

Ky qytet në zemër të Kosovës, meriton trajtim e zhvillim.

Nga ekonomia fillon gjithëçka dhe ne jemi gati që pas 9 shkurtit, të kalojmë nga fjalët në vepra!

Me fitoren e AAK-Nisma dhe të tjerët, fiton ekonomia, zhvillimi dhe investimet strategjike që gjenerojnë vende dinjitoze të punës!

Sipërmarmarrja ime e deritashme në sektorin privat, është garancë për sukses edhe në të ardhmen e përbashkët!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark