Blero befason me fjalët për fituesin e Big Brother, Drilonin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Blero befason me fjalët për fituesin e Big Brother, Drilonin

    Insajderi
    25 January 2025 - 18:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi ka folur rreth fituesit të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Drilon Rama.

    Blero, njëherësh ish-konkurrent i këtij formati, tha se Driloni në një mënyrë ishte i kompletuar, si nga ana e jashtme e tij, ashtu edhe për nga edukata që ka treguar brenda shtëpisë më të madhe në vend.

    “Po dihet që Driloni ka qenë favoriti i publikut. Sa i përket këtij formati, në njëfarë forme duhet të jesh i kompletuar, në kuptimin e Drilonit për shembull. Driloni thjesht duket mirë, ushtron, i ri, u bë favorit i vajzave të reja, edukatë ka treguar shumë”, tha Blero.

    Blero po ashtu tregoi se cila pjesë e finales ishte më e bukura për të.

    Klikoni në linkun e mëposhtëm për të dëgjuar intervistën e plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark