Diana dhe Arion po martohen? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Diana dhe Arion po martohen?

    Insajderi
    26 January 2025 - 13:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çifti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana, kanë folur rreth marrëdhënies së tyre jashtë këtij formati.

    Ata u shprehën se lidhja po iu shkon shumë mirë, duke folur fjalë të përzemërta për njëri-tjetrin.

    “Pas izolimit kemi pasur nevojë mu marr me vetën, me njëri-tjetrin, mi fol gjërat tona, veç na, pa kamera, pa asgjë. Tash është tërë kohën duke u bërë mirë e ma mirë. Për mua kudo që jemi bashkë, kudo që jemi mirë, aty është shtëpia”, u shpreh Arioni.

    “Prej një sfide si Big Brother, tani me dalë në jetën normale, të duhet pak kohë me marr vetën, kemi pasur nevojë me i ikë syrit të të gjithëve”, tha nga ana tjetër Diana.

    Sa i përket planeve më afatgjate rreth lidhjes së tyre, çifti nuk dha shumë detaje, pasi zgjodhën që këto detaje t’i mbajnë private.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark