37-shi i PDK'së, Kurtan Kajtazi nga Vushtrria: Mësimdhënësit pas 9 shkurtit do të jenë ma mirë, ashtu siç do të jetë ma mirë Kosova - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    37-shi i PDK’së, Kurtan Kajtazi nga Vushtrria: Mësimdhënësit pas 9 shkurtit do të jenë ma mirë, ashtu siç do të jetë ma mirë Kosova

    Insajderi
    27 January 2025 - 19:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, me numër 37, Kurtan Kajtazi, ka mbajtur takim me mësimdhënësit e Vushtrrisë.

    Kajtazi tha se mësimdhënësve duhet t’u kthehet dinjiteti dhe vlerësimi meritor për punën e palodhshme që e bëjnë çdo ditë në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve.

    Postimi i plotë:

    Arsimi është shtylla kryesore mbi të cilën ngrihet zhvillimi ekonomik, shoqëror e kulturor i një vendi. Sonte bashkë me Enver Hoxhajn takuam mësimdhënësit e Vushtrrisë, një pjesë e të cilëve edhe në kohërat më të vështira nuk e ndalën punën e tyre në arsimimin e brezave të rinj.

    Sot, mësimdhënësve duhet t’u kthehet dinjiteti dhe vlerësimi meritor për punën e palodhshme që e bëjnë çdo ditë në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve tanë.

    PDK ka prioritet arsimin e të gjitha niveleve. Mësimdhënësit pas 9 shkurtit do të jenë ma mirë, ashtu siç do të jetë ma mirë Kosova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark