Insajderi
Botë

Trump hakmerret ndaj Smith, shkarkon personat që punuan me prokurorin që ngriti akuzë penale ndaj tij

Insajderi
28 January 2025 - 16:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump hakmerret ndaj Smith, shkarkon personat që punuan me prokurorin që ngriti akuzë penale ndaj tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi mbrëmjen e të hënës për shkarkimin e dhjetëra juristëve, avokatëve dhe prokurorëve  që kishin punuar me ish prokurorin e Posaçëm Jack Smith për të ngritur dy çështje penale kundër Presidentit Amerikan Donald Trump, përgjatë kohës kur ai nuk ishte në detyrë.

Kjo lëvizje e fundit e Trump është komentuar si etja për Hakmarrje e presidenti Amerikan që I kishte quajtur këto procese gjyqësore një farsë politike.

Trump ishte zotuar përgjatë fushatës presidenciale se një ndër hapat e parë që do të merrte me ardhjen në detyrë do të ishte ajo që ai e quan çarmatosje e sistemit të Drejtësisë.

Trump kishte akuzuar demokratët se kishin përdorur Departamentin Amerikan të Drejtësisë për të kryer sulme të papranueshme politike.

Të dyja çështjet penale që ish Prokurori I Posaçëm Jack Smith ngriti ndaj Donald Trump u rrëzuan pas fitores së republikanit në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Vetë Smith dha dorëheqjen vetëm pak ditë përpara se Trump të merrte detyrën pasi Krue I Shtëpisë ishte zotuar se do ta shkarkonte atë për dy sekonda menjëherë sapo të merrte mandatin.

Juristët, Avokatët dhe Prokurorët që u shkarkuan të hënën nga detyra kishin marrë paraprakisht një letër ku shkruhej se puna që ata kishin bërë për të ndjekur penalisht një ish president I bënte ata të papërshtatshëm për të punuar në departamentin Amerikan të Drejtësisë./abcnews.al


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark