Veseli: Deputetë të pozitës dhe opozitës kanë hyrë me armë në Kuvend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Deputetë të pozitës dhe opozitës kanë hyrë me armë në Kuvend

    Insajderi
    19 April 2016 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari  i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se ka deputetë të pozitës dhe opozitës që kanë hyrë në seanca të Kuvendit me armë zjarri, raporton Insajderi.

    Këtë e ka bërë publike gjatë një interviste për emisionin “Republika” duke shpjeguar faktin se përse ka lejuar arrestimin e deputetëve të Kosovës në sallë të Kuvendit të Kosovës.

    “Nuk kam lejuar intervenimin  e Policisë së Kosovës, deri në atë moment, kur e kam marrë vesh se kanë filluar me hy edhe me armë zjarri, nuk po flas vetëm për njërën palë”, ka thënë Veseli, raporton Insajderi.

    Sipas Veselit, deputetë të cilëve nuk ua ka përmendur emrin dhe mbiemrin por që kanë ardhur nga të dy taborret, pozitë-opozitë.

    “Ka pasur deputetët nga pozita dhe opozita që kanë pasur armë në seancë, Çka ju ka deshtë, ajo allti?”, ka thënë Veseli, duke mos përjashtuar mundësinë që gjatë kohës së krizës në Kuvendin e Kosovës, ka mundur të eskaloj në konflikt të armatosur./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark