Zbulohet paga e Neymar në Santos, nuk ia bën as ngat rrogës që merrte në Arabinë Saudite - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Zbulohet paga e Neymar në Santos, nuk ia bën as ngat rrogës që merrte në Arabinë Saudite

    Insajderi
    29 January 2025 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Neymar Junior po kthehet tek rrënjët e tij. Sulmuesi brazilian ka rënë dakord reciprokisht për të ndarë rrugët me Al Hilal dhe për t’iu bashkuar Santosit.

    Mediumet braziliane zbulojnë se sulmuesi do të fitojë 163 mijë euro në muaj, së bashku me 90 për qind të çdo të ardhure të krijuar nga produktet ose aktivitetet e marketingut që lidhen me të, për gjashtë muajt e ardhshëm.

    Për dallim, Neymar fitonte rreth tetë milionë euro në muaj në Arabinë Saudite – shumë kjo mbi 40 herë më e lartë sesa sa pritet të marrë tek Santosi.

    Sulmuesi brazilian vuajti lëndime të rënda që kur iu bashkua klubit arab nga PSG për një shumë afër 100 milionë euro.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark