Insajderi
Lajme

Tahiri i AAK’së shpërndan fjalimet nga Këshilli i Evropës: Për tri vite, kam folur për interesat tona kombëtare dhe shtetërore

Insajderi
29 January 2025 - 16:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tahiri i AAK’së shpërndan fjalimet nga Këshilli i Evropës: Për tri vite, kam folur për interesat tona kombëtare dhe shtetërore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Besnik Tahiri, kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-Nisma, ka shpërndarë pjesë të fjalimeve në Këshillin e Evropës, ku thotë se ka mbrojtur interesat kombëtare dhe shtetërore të Kosovës.

Tahiri ka thënë se shpeshherë është ngritur edhe mbi dallimet politike të brendshme në këtë drejtim.

“Për tri vite radhazi në përfaqësimin e Kuvendit, pra Republikës së Kosovës, në Këshillin e Evropës, në çdo rast, gjithmonë në frymë uniteti, kam folur për interesat tona kombëtare e shtetërore, duke dalë dhe duke u ngritur mbi dallimet tona politike të brendshme. Për shtet duhet dinjitet!”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

AAK-Nisma gjendet me numrin 137 në fletëvotim, ndërkaq Tahiri ka numrin 10 në listë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark