Insajderi
Insporti

Nxehet situata ende pa filluar ndeshja, tifozët e Trepçës tentojnë të sulmojnë autobusin e KB Prishtinës

Insajderi
29 January 2025 - 17:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nxehet situata ende pa filluar ndeshja, tifozët e Trepçës tentojnë të sulmojnë autobusin e KB Prishtinës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përgjatë orës 18:30 pritet të fillojë gjysmëfinalja në basketboll në kuadër të Kupës së Kosovës, ku do të përballen KB Trepça dhe KB Prishtina.

Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku do të përcaktohet finalisti i Kupës, shkruan Insajderi.

Sidoqoftë, ende pa filluar ndeshja tifozëria e gjelbër e zinjve ka shkaktuar një incident.

Në një video të publikuar nga ‘Dueli Sportiv’, shihen tifozë të Trepçës teksa tentojnë ta sulmojnë autobusin e KB Prishtinës, ku ndodhen lojtari dhe stafi i klubit basketbollistik kryeqytetas. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark