Presidenti fton në takim Kadri Veselin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti fton në takim Kadri Veselin

    Insajderi
    19 April 2016 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, dhe ish kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, do të pres të mërkurën në një takim, Kadri Veselin, kryetar të Kuvendit dhe kandidati kryesor për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.

    Ky takim edhe pse zyrtarisht është cilësuar si një takim mes presidentit dhe kryetarit të Kuvendit, vjen dy ditë para se të premten, Kadir Veseli pritet të shpallë zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së.

    Zyra e Presidentit e as ajo e kryetarit të Kuvendit nuk e kanë sqaruar natyrën e takimit dhe pikat për të cilat do të diskutojnë.

    Ky post mbeti vakant pasi Thaçi dha dorëheqje nga posti i  kryetarit të Partisë të cilën e drejtoi që nga themelimi i saj.

    Takimi do të zhvillohet në orën 09:00 në Zyrën e Presidentit


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark