Insajderi
Lajme

Pacolli u shpreh ngushëllime familjarëve për humbjen e tre fëmijëve-Anulon aktivitetet elektorale

Insajderi
02 February 2025 - 12:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pacolli u shpreh ngushëllime familjarëve për humbjen e tre fëmijëve-Anulon aktivitetet elektorale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Selim Pacolli, ka shprehur keqardhje dhe dhimbjen e tij me rastin e humbjes tragjike të jetëve të tre fëmijëve në Jabllanicë.

Ai u ka shprehur ngushëllime të tri familjeve të viktimave, ndërsa bënë të ditur se në nderim të kujtimit për fëmijët, Koalicioni për Familjen, ka anuluar të gjitha aktivitetet parazgjedhore për sot.

”Ngushëllime për familjet Mehmeti, Rama dhe Morina

Me dhembje të thellë, shprehim ngushëllimet më të thella për familjet Mehmeti, Rama dhe Morina për humbjen tragjike të djemve të tyre. Lutemi që Zoti t’u dhurojë forcën dhe durimin për të përballuar këtë tragjedi.

Në nderim të kësaj humbjeje, anulojmë të gjitha aktivitetet parazgjedhore për ditën e sotme.

Të kujtojmë të rinjtë që humbën jetën dhe të mbështesim njëri-tjetrin me solidaritet”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark