![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Jose Mourinho do të jetë trajner i Anglisë, por vetëm për një ndeshje humanitare
Strategu portugez, Jose Mourinho do t’i rikthehet detyrës së menaxheri në muajin qershor, por kësaj radhe vetëm për një ndeshje.
Ish trajneri i Interit, Real Madridit dhe Chelseas do ta drejtoj ekipin e Anglisë në një ndeshje humanitare, e cila do të luhet me 5 qershor në Old Traffrod.
Mourinho në këtë sfidë do të ndihmohet nga trajneri i Sunderlandit, Sam Allardyce dhe këngëtari Robbie Williams.
Kurse, ekipin kundërshtar do ta drejton strategu italian, Claudio Ranieri, i cili po shkëlqen me Leicester Cityn në Premierligë, përcjell Express. (Gazeta Express)