Vazhdon gjyqi ndaj deputetëve – sot deklarohet eksperti mjeko-ligjor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon gjyqi ndaj deputetëve – sot deklarohet eksperti mjeko-ligjor

    Insajderi
    20 April 2016 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me kërkese të gjyqtarit të rastit të rrahjes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu, sot pritet që në seancë gjyqësore të jap deklaratë eksperti i mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu.

    Më 15 prill, në ditën kur pritet që Gjykata Themelore e Prishtinës të jap verdiktin lidhur me rastin, u kërkuar shqyrtim gjyqësor, nën arsyetimin se janë vërejtur disa paqartësi në raportin e mjekësisë ligjore, të cilat nuk përputhen me raportin e emergjencës.

    Aktakuza e ngritur në Gjykatën Themelore të Prishtinës thotë se kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ish-deputeti Florin Krasniqi, deputeti Rexhep Selimi, dhe vozitësi Besart Bujupi kishin filluar një fjalosje me Bekim Haxhiun, dhe me qëllim të shkaktimit të lëndimeve të lehta trupore sulmuan dhe goditën të Haxhiun.

    Deputeti Haxhiu në këtë rast gjyqësor është në cilësinë e të dëmtuarit.

    Përleshja në mes të deputetëve kishte ndodhur në vitin 2012 në dalje të objektit të Kuvendit të Kosovës.

    Atë kohë, deputeti Rexhep Selimi kishte thënë se në mes të deputetëve ka ndodhur vetëm një konflikt i vogël.

    Megjithëse incidenti ka ndodhur në vitin 2012, nuk është mbajtur asnjë seancë lidhur me këtë rast deri këtë vit.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, kishte refuzuar të paraqitjen në gjykatë lidhur me këtë rast, gjë që kishte nxitur Policinë e Kosovës që ta arrestonin për ta shoqëruar në gjykatë.

    Në anën tjetër, deputeti Selimi e ka quajtur këtë gjykim si të motivuar politikisht./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark