Brahimaj iu jep lamtumirën e fundit tre fëmijëve që humbën jetën në Jabllanicë: Dhimbja jonë është e papërshkrueshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Brahimaj iu jep lamtumirën e fundit tre fëmijëve që humbën jetën në Jabllanicë: Dhimbja jonë është e papërshkrueshme

    Insajderi
    03 February 2025 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj ka marrë pjesë sot varrimin e tre fëmijëve që humbën jetën pas shembjes së një shtëpie në Jabllanicë.

    Brahimaj ka thënë se dhimbja për këta fëmijë është e papërshkrueshme.

    “Në këtë ditë të zezë, solidariteti i treguar nga mbarë kombi ynë është dëshmi e forcës së pathyeshme të shpirtit tonë kombëtar”, ka shkruar Brahimaj në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Në këtë ditë zie e pikëllimi të thellë, bashkë me mijëra bashkëkombas nga të gjitha trojet tona, përcollëm në amshim tre engjëjt tanë – Vetonin, Idealin dhe Ramën. Dhimbja jonë është e papërshkrueshme, por sot u lehtësua nga respekti i treguar sot nga çdo pjesë e tokave shqiptare.

    Jabllanica e Dushkajës, sot qan bijtë e saj. Por në këtë ditë të zezë, solidariteti i treguar nga mbarë kombi ynë është dëshmi e forcës së pathyeshme të shpirtit tonë kombëtar. Kujtimi i Vetonit, Idealit dhe Ramës do të jetojë përjetësisht në zemrat tona.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark