Kurtan Kajtazi: PDK gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet partia që mbështet dhe fuqizon gratë në çdo sferë të jetës - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Kurtan Kajtazi: PDK gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet partia që mbështet dhe fuqizon gratë në çdo sferë të jetës

    Insajderi
    05 February 2025 - 21:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Kurtan Kajtazi me numër 37, ka mbajtur një takim me zonja dhe aktiviste e mbështetëse të kësaj partie.

    Kajtazi ka thënë se prania dhe angazhimi i tyre janë dëshmi e fuqisë dhe rolit të pazëvendësueshëm që gratë kanë në ndërtimin e një Kosove më të mirë.

    “Me shumë mirënjohje dhe respekt ju falënderoj për pjesëmarrjen dhe përkushtimin tuaj në tubimin tonë elektoral. Prania dhe angazhimi juaj janë dëshmi e fuqisë dhe rolit të pazëvendësueshëm që gratë kanë në ndërtimin e një Kosove më të mirë. PDK gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet partia që mbështet dhe fuqizon gratë në çdo sferë të jetës. Bashkë do të punojmë për një të ardhme më të mirë, ku zëri juaj është gjithmonë i dëgjuar dhe i vlerësuar”, u shpreh Kajtazi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark