Insajderi
Zgjedhjet 2026

44’shi i PDK-së publikon video nga një rrugë e Rahovecit: Zero mbështetje nga Qeveria, asnjë projekt kapital për Rahovecin në këto 5 vite

Insajderi
05 February 2025 - 22:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
44’shi i PDK-së publikon video nga një rrugë e Rahovecit: Zero mbështetje nga Qeveria, asnjë projekt kapital për Rahovecin në këto 5 vite
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Edon Cana, kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë me numër 44 në listën zgjedhore, ka publikuar një video nga një rrugë e Rahovecit.

Sipas Canës kjo rrugë është simbol i neglizhencës dhe braktisjes së Rahovecit.

“Kjo rrugë është simbol i neglizhencës dhe braktisjes së Rahovecit, ashtu si gjithë Kosova. Zero investime, zero mbështetje nga Qeveria, asnjë projekt kapital për Rahovecin në këto 5 vite! Me Bedri Hamzën Kryeministër, rrugët e tilla do t’i përfundojmë në afat rekord. Me ne, Rahoveci shumë shpejt do të ketë qasje në autostradë dhe zhvillim të merituar”, u shpreh Cana.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark