Insajderi
Zgjedhjet 2026

Beqa viziton Shoqatën e OVL të UÇK-së në Has: Kujtimi dhe heroizmi i tyre do të mbetet përjetësisht në zemrat tona

Insajderi
07 February 2025 - 13:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Beqa viziton Shoqatën e OVL të UÇK-së në Has: Kujtimi dhe heroizmi i tyre do të mbetet përjetësisht në zemrat tona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga PDK, Hajdar Beqa, sot ka vizituar Shoqatën e OVL të UÇK-së në Has, ku u prit nga kryetari z.Xhevdet Thaçi.

Beqa gjithashtu ka bërë homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve të Hasit.

“Sot pata kënaqësinë të vizitoja Shoqatën e OVL të UÇK-së në Has, ku u pritëm përzemërsisht nga kryetari z. Xhevdet Thaçi dhe shumë veteranë të luftës. Një falënderim i veçantë për mikpritjen dhe respektin e treguar. Gjithashtu, pata nderin të bëj homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve të Hasit, aty ku prehet lavdia dhe sakrifica për lirinë që gëzojmë sot. Kujtimi dhe heroizmi i tyre do të mbetet përjetësisht në zemrat tona”, shkori Beqa përmes një postimi në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark