Besim Mulaj takon rininë e Istogut: Ata janë motori i fushatës, zemra e çdo organizimi dhe garancia e fitores - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Besim Mulaj takon rininë e Istogut: Ata janë motori i fushatës, zemra e çdo organizimi dhe garancia e fitores

    Insajderi
    08 February 2025 - 08:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet, Besim Mulaj, nga radhët e LDK’së me numër 79, mbrëmë është takuar me rininë e Isogut.

    Ai tha se për ta u organizua një festë përmbyllëse në të cilën ka pasur energji dhe motiv.

    Mulaj është treguar mirënjohës ndaj kontributit të tyre gjatë fushatës zgjedhore.

    “Me rininë e Istogut – energjia e fitores! Mbrëmë, me rininë e Istogut, ushtrinë e Ilir Feratit, festë dhe organizim për tubimin përmbyllës të fushatës në Prishtinë. Ishte një natë e mbushur me energji, motiv dhe përkushtim të jashtëzakonshëm. Të rinjtë e Forumit Rinor të LDK-së treguan edhe një herë se kur ka vullnet, nuk ka pengesë. Ata janë motori i fushatës, zemra e çdo organizimi dhe garancia e fitores. Me përkushtimin dhe sakrificën e tyre, ata dëshmuan se e duan Kosovën dhe janë gati të japin gjithçka për të ardhmen e saj. I falënderova një nga një për punën e madhe që kanë bërë. Kjo fushatë nuk do të ishte e njëjtë pa entuziazmin dhe angazhimin e tyre. Bashkë, me besim, po e bëjmë ndryshimin!”, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark