“Ranë në grackë” – banorëve që Gjesti ‘ua bëri kulaçin’ në Big Brother VIP Albania - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Ranë në grackë” – banorëve që Gjesti ‘ua bëri kulaçin’ në Big Brother VIP Albania

    Insajderi
    09 February 2025 - 12:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Se Gjesti po vazhdon të dëshmojë se është njëri nga lojtarët më të fortë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, kjo tashmë nuk ka dyshim.

    Ai që nga fillimi fitoi zemrat e publikut me lojën që zhvilloi, qetësinë dhe energjinë pozitive që solli në BBVA 4.

    Ndonëse pati dinamika të shumta, ai u përball me situata të ndryshme, por që lirshëm mund të thuhet se ka ditur t’i menaxhojë tejet mirë.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Jashtë kësaj, provokimet nga ana e këngëtarit pejan nuk kanë munguar asnjëherë, të cilat kanë bërë që shumë banorë të bien në grackë të tij.

    I pari që u largua prej tij është Gramos Bajçinovci, ku i doli disa herë kundër, e për këtë u penalizua edhe nga publiku.

    Pas kësaj, Amber kërkoi që të largohet pasi deklaroi se nuk do të qëndrojë në një ambient të njëjtë me Gjestin.

    Gerta u skualifikua nga gara pasi i hodhi alkool në sy Gjestit, e më pas u kthye nga publiku.

    Jozi gjithashtu u përjashtua nga gara pasi e ofendoi rëndë artistin duke i thënë ‘kopil shkine’.

    E në fund u përjashtua edhe G Bani pasi e goditi me shuplakë në fytyrë gjatë sfidës së rezistencës.
    Siç shihet, Gjesti i mbaroi disa ‘kulaçë’ brenda asaj shtëpie, edhe pse i paralajmëroi për këtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark