Asamblisti i VV-së në Podujevë thyen rregullin për heshtje zgjedhore: Kosova ka nevojë për Albin Kurtin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Asamblisti i VV-së në Podujevë thyen rregullin për heshtje zgjedhore: Kosova ka nevojë për Albin Kurtin

    Insajderi
    09 February 2025 - 18:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Artrit Mulliqi ka shkelur heshtjen zgjedhore e cila duhet të mbizotërojë gjatë kohës kur qytetarët votojnë.

    Mulliqi ka ftuar qytetarët të votojnë, bile duke i treguar edhe se kë të votojnë.

    “Edhe më pak se dy orë kanë mbetë për t’i dhënë vulën fitores tonë të madhe. Për këto dy orë, dilni votoni! Ka vend ende për punë, kurse Kosova ka nevojë për Albin Kurtin! Ecim përpara edhe më fuqishëm për minutat e mbetur”, ka shkruar Mulliqi në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark