Këto janë pesë komunat me daljen më të ulët në votime deri në ora 15:00 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë pesë komunat me daljen më të ulët në votime deri në ora 15:00

    Insajderi
    09 February 2025 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot qytetarët e Kosovës kanë votuar për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, e që deri në ora 15:00 kanë votuar 558 mijë e 246 qytetarë.

    Sipas të dhënave të KQZ-së, dalja më e ulët e qytetarëve është në këto komuna: Mitrovicë e Veriut, Graçanicë, Dragash, Istog dhe Rahovec.

    Më posht i gjeni detajet:

    Mitrovicë e Veriut – 4.45%, ku nga 18 mijë e 781 qytetarë të regjistruar për të votuar, vetëm 836 prej tyre kanë shfrytëzuar këtë të drejtë.

    Graçanicë – 16.79%, me 22 mijë e 819 qytetarë të regjistruar, kanë votuar 3 mijë e 832 prej tyre.

    Dragash –  17.34%, nga 40 mijë e 263 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 6 mijë e 980 deri tani.

    Istog – 18.30%, me 50 mijë e 276 qytetarë të regjistuar për të votuar, kanë votuar deri në ora 15:00 vetëm 9 mijë e 199 prej tyre.

    Rahovec – 20.12%, nga 58 mijë e 338 mijë qytetarë të regjistruar, kanë votuar 11 mijë e 738 prej tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark