Insajderi
Lajme

“Me një user dhe password u dërguan të dhëna të rreme të votave”- Eksperti kërkon llogari nga KQZ’ja

Insajderi
09 February 2025 - 22:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Me një user dhe password u dërguan të dhëna të rreme të votave”- Eksperti kërkon llogari nga KQZ’ja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Valon Kerolli, eksperti i rrjeteve sociale, ka ngritur alarm për një keqpërdorim që ai pretendon të ketë ndodhur me numërimin dhe procesimin e votave në KQZ.

Ai ka thënë se secilit person që rri afër tavolinës ndihmëse ku numërohen votat, ua kanë dhënë userin dhe fjalëkalimin për tu kyçur në serverin e KQZ-së dhe për të dërguar të dhëna.

“Te dhenat ne databaze sikur ato me 100mije vota nga nje qender e votimit ne Peje, nuk ngarkohen/ndryshohen nga mbingarkesa por nga te dhenat qe dikush prej atyne personave i ka derguar me apo pa qellim ne drejtim te serverit te KQZ prej atyre userave”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

A ben gazetaret, analistet e krejt ata qe kane ndikim me kerku llogari prej KQZ-se, se pse nuk eshte kesaj here si herave te kaluara personi i njohur si Kvote ne cdo qender te votimit me nje tablet te siguruar nga KQZ?

Une tash e mora vesh qe atyne personave qe rrin te nje far tavoline ndihmese aty ne koridor ja paskan jep nje user e nje password qe prej cfaredo telefoni apo kompjuteri me hi edhe me dergu te dhena drejt serverit te KQZ-se?

Cka nese ata ia jepin edhe dikuj tjeter passwordin? Skandaloze!

Te dhenat ne databaze sikur ato me 100mije vota nga nje qender e votimit ne Peje, nuk ngarkohen/ndryshohen nga mbingarkesa por nga te dhenat qe dikush prej atyne personave i ka derguar me apo pa qellim ne drejtim te serverit te KQZ prej atyre userave!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark