Olluri: Opozita e ka fituar betejën e parë me Albin Kurtin, të mos futen në koalicion me të - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Olluri: Opozita e ka fituar betejën e parë me Albin Kurtin, të mos futen në koalicion me të

    Insajderi
    09 February 2025 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Parim Olluri ka komentuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    Ai ka thënë se partitë opozitare nuk duhet të pranojnë të hyjnë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Sipas Ollurit, opozita tashmë e ka fituar betejën e parë me Albin Kurtin.

    “Asnjë prej partive opozitare nuk duhet të pranojnë të hyjnë në koalicion me Vetëvendosjen. Partitë opozitare tashmë e kanë fituar betejën e parë me z. Kurti, domethënë ia kanë hequr dhëmbët VV-së, e cila ishte frikshme dhe e rrezikshme. Tashmë, VV është shndërruar në një parti normale, nga një VV e frikshme që kishte rrezik të shndërrohej në një parti shtetërore dhe autoritare me tendenca diktatoriale.”

    Ai e konsideron VV-në si një parti të normalizuar pas këtij procesi.

    Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve të vitit 2021 nuk do të përsëritet kurrë më.

    “Partitë opozitare nuk duhet me u frikësu që nëse këto e bëjnë pushtetin atëherë mas dy viteve Albin Kurti kthehet më i fuqishëm sepse ajo ka ndodhë veç njëherë kur Kurti është bashku me Vjosa Osmanin, 2 herë nuk përsëritet ajo. Në momentin që Vjosa Osmani ka dal në LVV ka qenë shumë tronditëse sikur tash Bedri Hamza e Lumir Abdixhiku me hy në LVV”, u shpreh ai në Pressing përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark