
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, është deklaruar lidhur me dështimin e sistemit të numërimit të votave në uebfaqen e KQZ’së.
“Nuk kemi informatë nëse ka ndërhyrë dikush në sistem. Prokuroria tërë diten kanë qenë në ndertesën e KQZ’së kemi komunikim. Ke e papritur edhe për ne dështimi i sistemit. Votat janë të sigurta”, ka thënë ndër të tjera Radoniqi.
Radoniqi tutje shtoi se të gjitha votat do të numërohen manualisht, “në mënyrë që t’i kemi më të sakta“.
Ndër të tjera Radoniqi ka thënë se nuk po e di as KQZ’ja e as kompania mirëmbajtëse e sistemit të uebfaqes.
Ai ka lënë të nënkuptohet se nuk pritet të publikohen rezultatet preliminare sonte. /Insajderi.org/