Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

    Insajderi
    10 February 2025 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi do të udhëtojë në Angli për duelin ndaj Manchester Cityt me disa mungesa.

    ‘Los Blancos’ e mbajtën epërsinë prej një pikë në krye të La Ligas pasi ekipi i Carlo Ancelottit luajti baras me rezultat 1-1 në vikend ndaj Atletico Madridit.

    Ancelotti nuk konfirmoi ndonjë lëndim të ri në konferencën pas ndeshjes madje dje (e diel) ai publikoi listën e lojtarëve të ftuar për këtë takim.

    Sidoqoftë, ai ka marrë tashmë një lajm të keq, pasi përveç Antonio Rudiger që është e sigurt se nuk do të luajë në ‘Etihad’, atij tashmë i është bashkuar edhe Lucas Vazquez.

    Vazquez fillimisht ishte në mesin e lojtarëve të ftuar, por tani që lista është përditësuar me t’u marrë vesh lajmi për lëndimin e tij, spanjolli do të jetë për dy javë jashtë fushave.

    Nga ndeshja me Atletico Madridi, tekniku italian pritet të mbajë Raul Asencion dhe Aurelien Tchouamenin në qendër të mbrojtjes.

    Treshja e sulmit do të mbetet e pandryshuar, por jo edhe mesfusha, veçanërisht pasi Fede Valverde tani do të kalojë në krahun e djathtë të mbrojtjes.

    Luka Modric mund të marrë mundësinë për të luajtur si titullar shkaku i përvojës së tij në këto ndeshje, pasi ai e nisi nga banka rezervë në derbin e Madridit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark