Hajdar Beqa alarmon: Në dy qendra të votimit në Gjakovë ka ndodhur “Treni Bullgar” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajdar Beqa alarmon: Në dy qendra të votimit në Gjakovë ka ndodhur “Treni Bullgar”

    Insajderi
    10 February 2025 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë, Hajdar Beqa, përmes një postimi në Facebook ka pretenduar se në dy Qendra të Votimit në Gjakovë ka ndodhur fenomeni i “Trenit Bullgar”, ku sipas tij rezulton të jetë e mbivotuar partia në pushtet.

    Beqa ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të merren me trajtimin e këtij rasti.

    “Sipas raporteve të vëzhguesve të zgjedhjeve nga subjekti ynë, ekziston dyshimi i bazuar që se paku ne dy Qendra te Votimit njëra ne shkollën “Zekeria Rexha” dhe tjetra në shkollën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ka ndodhur fenomeni i “Trenit Bullgar”, nga ku rezulton të jetë e mbivotuar partia në pushtet. Ftojmë organet e drejtësisë që të merren me trajtimin e këtij rasti, dhe presim që shkelsëit e ligjit zgjedhor të ballafaqohen me sanksionin penal që prasheh Kodi”, u shpreh Beqa.

    Kujtojmë se “Treni bullgar”, për herë të parë është përdorur në Bullgari në vitin 2007 si fenomen i manipulimit të zgjedhjeve.

    Kjo do të thotë që votuesit jashtë qendrës së votimit marrin një fletëvotim të plotësuar, të cilin e fusin në kutinë e votimit. Ndërsa fletëvotimin të cilin e marrin në mënyrë të rregullt e nxjerrin jashtë qendrës së votimit. I njëjti fletëvotim plotësohet dhe përdorët nga një votues tjetër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark