Masa ndaj Veliajt dhe Xoxës, SPAK merr nën hetim edhe deputeten Klotilda Bushka, zbardhet akuza ndaj saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Masa ndaj Veliajt dhe Xoxës, SPAK merr nën hetim edhe deputeten Klotilda Bushka, zbardhet akuza ndaj saj

    Insajderi
    10 February 2025 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja dhe njëherësh kryetare e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

    Në njoftimin e plotë ku zbardhen akuzat ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliajt, bashkëshortes së tij si dhe zyrtarëve të tjerë të bashkisë, bëhet me dije se hetim ka nisur edhe ndaj Bushkës.

    Sipas SPAK, emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

    “Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim K. B. ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024”, thuhet në njofton.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark