Aurora Berisha e PDK'së: Mirënjohje e veçantë për Bedri Hamzën që solli rezultatin më të mirë në shumë vjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aurora Berisha e PDK’së: Mirënjohje e veçantë për Bedri Hamzën që solli rezultatin më të mirë në shumë vjet

    Insajderi
    10 February 2025 - 19:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Aurora Berisha ka dal me reagim, një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë.

    Aurora ka falënderuar të gjithë qytetarët “që treguan kulturë të lartë demokratike dhe e bënë këtë proces një festë të vërtetë të demokracisë”, shkruan Insajderi.

    Tutje, ajo ka shprehur falënderim edhe ndaj Bedri Hamzës.

    “Një mirënjohje e veçantë për kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamza, dhe Kryetarin Memli Krasniqi për një fushatë të ndërtuar mbi vlera, vizion dhe unitet, që solli mbi 200 mijë vota për PDK – rezultatin më të mirë në shumë vjet”, shkruan ajo.

    Postimi i plotë:

    Faleminderit!

    Faleminderit nga zemra të gjithë qytetarëve që treguan kulturë të lartë demokratike dhe e bënë këtë proces një festë të vërtetë të demokracisë!

    Një mirënjohje e veçantë për kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamza, dhe Kryetarin Memli Krasniqi për një fushatë të ndërtuar mbi vlera, vizion dhe unitet, që solli mbi 200 mijë vota për PDK – rezultatin më të mirë në shumë vjet.

    Këto zgjedhje treguan se PDK është dhe mbetet një forcë e madhe politike dhe se qytetarët e kanë përqafuar alternativën tonë për më shumë zhvillim, dinjitet dhe shpresë për të ardhmen.

    Për mua personalisht, kjo ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Jam e lumtur nga mbështetja e secilit prej jush, nga çdo fjalë inkurajuese, çdo dorë e shtrënguar dhe çdo votë e dhënë me besim.

    Ju falënderoj me gjithë zemër për mbështetjen ndaj PDK-së dhe për mbështetjen tuaj për mua. Ky është vetëm fillimi!

    Sinqerisht,

    Aurora


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark