Abdixhiku i shpreh ngushëllime familjes Osmani: Fatoni do të kujtohet për përkushtimin e tij ndaj së vërtetës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku i shpreh ngushëllime familjes Osmani: Fatoni do të kujtohet për përkushtimin e tij ndaj së vërtetës

    Insajderi
    11 February 2025 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Lumir Abdixhiku, i ka shprehur ngushëllime familjes Osmani pas ndarjes nga jeta të themeluesit dhe pronarit të Agjencisë së Lajmeve, Ekonomia Online, Faton Osmani.

    “I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të Faton Osmanit, themeluesit dhe pronarit të Agjencisë së Lajmeve Ekonomia Online. Me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, ai ishte zë i fuqishëm në fushën e gazetarisë, duke siguruar informim profesional të saktë, të drejtë dhe të paanshëm”, thuhet në njoftim.

    Më tutje Abdixhiku tha se Fatoni përmes punës së tij të palodhshme vendsoi standarde të larta në median kosovare.

    “Përmes punës së tij të palodhshme, Faton Osmani vendosi standarde të larta në median kosovare, duke ndërtuar një platformë të besueshme informimi dhe duke kontribuar në forcimin e gazetarisë së pavarur. Ai do të kujtohet për integritetin, pasionin dhe përkushtimin e tij ndaj së vërtetës. Puna dhe angazhimi i tij do të mbeten një trashëgimi për brezat e ardhshëm të gazetarëve. Në këto momente të rënda, në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal ju shpreh ngushëllime familjes Osmani, miqve dhe gjithë komunitetit të gazetarisë në vend. U prehtë në paqe”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark